Drenicasit nuk iu binden vendimit të Arben Vitisë, hapin lokalet

0
445

Vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë për  mbylljen e kafiteritive, restoranteve si duke nuk ju ka bërë shumë përshtypje disa qytetarëve në Skenderaj.

Në këtë qytet vetëm të dielën Policia e Kosovës ka hasur në tri raste që kanë qenë duke punuar në kundërshtim me vendimin në fuqi

E këtë pronaret e kafitërive e kishin bërë gjatë orët e vonshme të ditës se dielë.

“Policia gjatë patrullimit ka vërejtur se një kafeteri  ishte e hapur në kundërshtim me vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë.  Në konsultim me prokurorin kujdestar ndaj pronarit është iniciuar rasti”, thuhet në raport.

Poashtu në atë ditë Policia ka  vërejtur edhe dy restorante të pompave të derivateve duke punuar.

Edhe ndaj pronarëve të këtyre restoranteve në konsultim me prokurorin kujdestar është iniciuar rasti.

Leave a Reply