Lëvizja VETËVENDOSJE! në Prizren ka vazhduar me prezantimin e aderimeve të reja.
Dr. Zgjim Berisha është kirurg i njohur në Spitalin e Prizrenit, teksa prezantimin e tij e ka bërë Artan Abrashi, kryetar i qendrës së LVV-së në këtë qyetet dhe njëherit deputet, së bashku me Arbër Rexhaj, deputet në kuvendin e Kosovës.
“Qendra e Lëvizjës Vetëvendosje në Prizren sot mirëpriti aderimin e Kirurgut të Spitalit Regjional të Prizrenit Dr. Zgjim Berisha.
Dr. Zgjimi, Fakultetin e Mjekësisë Drejtimin e Përgjithshëm e ka përfunduar në Universitetin e Prishtinës në vitin 2010. Për dy vite ka kontribuar ne Urgjencën e Prizrenit. Specializimin nga Kirurgjia e Përgjithshme e përfundoi në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale (HB) në QKUK. Gjatë edukimit të vazhdueshëm ka qëndruar për trajnime në klinika të ndryshme të kirurgjisë në Gjermani Në mes viteve 2021-2022 përfundon trajnimin -certifikimin për Endoskopi të përgjithshme dhe ERCP në Bashkent University dhe në Ankara City Hospital të Turqisë për 8 muaj.
Qendra e Lëvizjës Vetëvendosje në Prizren çdo ditë e më shumë po përforcohet me kuadro të reja të edukuar dhe shkolluar brenda dhe jashtë vendit, duke ofruar ekspertizën, përvojen nga sfera e shëndetësisë dhe më gjerë”, thuhet në njoftimin e LVV-së në Prizren./04 Online