Disa pyetje që mund të bësh në takimin e parë

0
404

Takimet e para mund të jenë paksa të sikletshme se thjesht s’e di për çfarë të pyesësh, si të sillesh, deri ku mund të bësh shaka. Gjithsesi, ne kemi përgatitur një listë me pyetje për ty, që të mos bësh biseda të mërzitshme.

Cila është gjëja që pëlqen më shumë dhe më pak në qytetin ku jetojmë?

Nëse do jetoje diku tjetër, cilin qytet do të zgjidhje?
 
Cila është gjëja në të cilën shkëlqen dhe në të cilën s’je shumë i/e mirë?
 
Cilin serial po sheh aktualisht?
 
Cili është libri që ke më shumë qejf?
 
Nëse do të dëgjoje vetëm një këngë gjatë gjithë jetës tënde, cilën do të zgjidhje?
 
Cilat janë 3 prioritetet e tua?
 
Të pëlqen karriera të cilën po ndjek tani?
 
Cili është vendi që do të vizitosh patjetër?
 
Çfarë e bën një takim “të keq” për ty?
 
Opinioni yt jo popullor?
 
Cili është emisioni që ndjek më shumë?
 
Gjëja më e rrezikshme që ke bërë në jetë?
 
Ke marrëdhënie më të mirë me mamin apo me babin?
 
Pija jote e preferuar?
 
Gjëja që të tërheq më shumë te një partner/e?
 
Ç’mendon për puthjet në takimin e parë?

Leave a Reply