Reali, fitore me goleadë në ritmin e Sambas, Valencia merr një “shuplakë” në “Bernabeu”

0
221

Reali i jep një shuplakë të fortë Valencias në “Santiago Bernabeu”, në këtë javë të 13-të t La Ligas. “Los Blancos” triumfuan 5-1 në ritmin e Sambas. Brazilianët Vinicius Junior dhe Rodrygo realizuan nga një dygolësh, ndërsa Carvajal shënoi të parin, që zhbllokoi sfidën. Pak para se të mbyllej koha e rregullt, Valencia shënoi golin e nderit.

Reali me këtë fitore ruan vendin e dytë me 32 pikë, dy më pak se Girona kryesuese, surpriza e deritanishme e La Ligas.

Golat:

Gol fantastik i Carvajal ende pa u mbushur tri minuta lojë në sfidën mes Realit dhe Valencias në mitikun “Bernabeu”.

Një asist perfekt nga një distancë e largët prej Toni Krossit përfundoi në këmbët e Carvajal në krahun e majtë të sulmit: marrje perfekte e topit nga mbrojtësi i krahut të djathtë, po ashtu shmangia e kundërshtarit dhe goditja, që kapi të papërgatitur portierin Mamardashvili, 1-0.

Pjesa e parë mbyllet me një tjetër gol mjaft të bukur të Realit; Rodrygo nga e djathta pason në qendër për Vinicius Junior, që e dërgon topin në rrjetë në një mënyrë të pazakontë, 2-0.

Pjesa e dytë nis me “Samba”. Vinicius Junior përfiton nga gabimi i kundërshtarit në pasim dhe shënon me një goditje nga jashtë zonës.

Vetëm pak çaste më vonë është radha e Rodrygos për të përfituar nga gafa e portierit, 4-0.

Mbrojtje katastrofë e Valencias, Rodrygo realizon të dytin personal, 5-0.

Në fund ka vend edhe për golin e nderit të Valencias, 5-1./SS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here