Disa fshatra të Hasit mbesin pa ujë, shkak mungesa e energjisë në stacionin e pompave në Sozi

0
402

K.R.U “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar konsumatorët se për shkak të problemeve të shfaqura rreth furnizimit me energji elektrike, ka ndërprerje të furnizimit me ujë në disa fshatra.

Mungesa e energjisë elektrike ka shkaktuar probleme në stacionin e pompave.

“K.R.U.“HIDROREGJIONI JUGOR“ SH.A PRIZREN njofton konsumatorët, se për shkak të problemit të furnizimi të energjisë elektrike me datën 20.05.2020 prej orës 22:00, ka ndërprerje të furnizimit me ujë të pijes në Stacionin e pompave në Sozi dhe pa ujë kanë mbetur këto fshatra :

F.sh Kobaj
Atmaxh
Tupec
Nashec
Grazhdanik
Planej
Gorozhup
Mile
Mazrek
Gjonaj
Një pjesë e qytetit të rrugës së Nashecit

Me rastin e rikthimit të energjisë elektrike, do të rikthehet furnizimi i rregullt me ujë të pijes”, thuhet në njoftim./04 Online

Leave a Reply