Dhjetë milionë klikime për shtatë ditë me këngën e re, Don Xhoni: Shumë katil jam treguar me këto rekorde

0
606

Ai vetëm shtatë ditë më parë solli projektin e ri muzikor të titulluar “Katile”.

Kjo këngë e reperit Don Xhon u prit jashtëzakonisht mirë nga publiku dhe vetëm për kaq ditë mblodhi mbi dhjetë milionë klikime në YouTube.

Për këtë pati një reagim nga reperi duke treguar se është mjaft i lumtur për suksesin e arritur.

“Shumë katil jam duke u treguar me këto rekorde”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë fotografisë së shpërndarë në InstaStory.

Protagoniste në këtë videoklip duhet theksuar se është edhe modelja dhe aktorja, Megi Pojani.

Që nga pandemia, Xhonatan Isufi (emri i vërtetë) po vazhdojnë të jenë ndër të preferuarit në estradë.

Për kaq vite, i njëjti ka fituar zemrat e publikut dhe ka bërë shumë zhurmë në showbizin shqiptar. /Telegrafi/

Leave a Reply