Dhjetë fshatra të Prizrenit mbesin pa ujë, shkak energjia elektrike

0
516

Dhjetë fshatra të Prizrenit, nuk  kanë ujë.

Kompania “Hidroregjioni Jugor”, njofton se shkaktar i mungesës së ujit është KEDS-i.

“Sot me datën 15.05.2020 nga ora 08:00 është paraqitur problemi me furnizim të ujit të pijes, për shkak të ndërprerjes së kohëpaskohshme të energjisë elektrike nga ana e KEDS – it në stacionin e pompave në “Sozi” të Nashecit”, thuhet në njoftim.

Fshatrat të cilat nuk do të kenë ujë janë:
Kobaj
Atmaxhë
Tupec
Nashec
Grazhdanik
Planej
Gorozhup
Mile
Mazrek
Gjonaj
Një pjesë e qytetit të rrugës së Nashecit

“Lusim konsumatorët të kenë mirëkuptim ndaj nesh dhe me rastin e rikthimit të furnizimit me energji elektrike, do të rikthehet furnizimi me ujë të pijes, thuhet në njoftim”.

Leave a Reply