Deschamp: “Do të jetë bukur të përballem me mikun tim Joachim Low”

0
308

Grupi F konsiderohet si grupi i vdekjes në Kampionatin Evropian “Euro 2020”.

Franca dhe Gjermania do të përballen nesër nga ora 21:00 në një nga përballjet më interesante të “Euro 2020“, shkruan GazetaBlic Sport.

Trajneri i Francës, Didier Deschamp ka thënë se Low është një mik i tij dhe se është e bukur që do t’a takojë atë dhe të përballet me të në Kampionatin Evropian.

Ai poashtu ka vlerësuar lartë homologun e tij gjerman duke thënë se jetëgjatësia e tij në postin e të parit të Kombëtares gjermane tregon se sa trajner i mirë është ai.

“Unë jam shok me Joachim Low. Na pëlqen njëri-tjetri. Jemi takuar disa herë. Kur përballemi me njëri-tjetrin në një ndeshje, të dy jemi të përqendruar në taktikat e lojtës dhe tek lojtarët tanë. Unë kam shumë respekt për atë që ai ka bërë, jetëgjatësia e tij me Gjermaninë në një nivel kaq të lartë pavarësisht nga disa periudha të vështira, tregon cilësinë e tij si trajner. Do të jetë një kënaqësi e madhe përballja me të”, tha Deschamp.

Leave a Reply