Zyberaj: Shtatorja e Feimit dhe ajo e Bedrushit do të ngrehen në Prizren

0
327

Pas daljes në skenë të UÇK-së, vëllezërit Feimi dhe Bedrushi, bashkë me disa të rinj, formuan celulat e para të UÇK-së, më pas edhe Shtabin e Drenocit, i cili ishte gjenezë e krijimit të Zonës së Pashtrikut.

Këshilltari i Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberaj ka njoftuar se shtatorja e Feimit dhe ajo e Bedrushit do të ngrehen edhe në kryeqytetin shpirtëror të shqiptarëve, në Prizren.

Sipas Zyberajt, ata ishin të rinj, të përkushtuar për arsim dhe për kauzën e çlirimit të Kosovës.

Statusi i plotë i Zyberajt:

Neve do të na thinjën flokët, ata do të mbesin gjithmonë të rinj
Është ndjenjë e madhe dhe e veçantë e krenarisë të presësh rikthimin e heronjve në kohën e lirisë për të cilën kontribuuan gjatë dhe shumë që në ditët dhe krismat e para të luftës.

Të edukuar për atdhetarizëm, pas daljes në skenë të UÇK-së, vëllezërit Feimi dhe Bedrushi, bashkë me disa të rinj, formuan celulat e para të UÇK-së, më pas edhe Shtabin e Drenocit, i cili ishte gjenezë e krijimit të Zonës së Pashtrikut.

Shtatorja e Feimit dhe ajo e Bedrushit do të ngrehen edhe në kryeqytetin shpirtëror të shqiptarëve, në Prizren.

Ata ishin të rinj, të përkushtuar për arsim dhe për kauzën e çlirimit të Kosovës.

I mirëpresim sot në bronz, në fshatin e tyre të lindjes, për të jetuar përjetësisht me gjeneratat që do të vijnë, heronjtë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që ranë për t’u përjetësuar, dëshmorë të lirisë. Dëshmorët e Kosovës janë vula e lirisë që gëzojmë sot dhe përjetë.
Lavdi!

Leave a Reply