Derbi i Londrës, në orën 21:00, mungon Kane, duel taktik Mourinho-Tuchel

0
393

Vetëm disa javë pasi u konsideruan konkurrentë seriozë për titullin e Premier League-s , “Spurs”-at tani rrezikojnë të mos arrijnë as vendin e katërt. Tottenhami i Jose Mourinhos, pa Harry Kane në disponueshëm, u mposht të dielën nga Brightoni, duke pësuar humbjen e dytë radhazi, që e zhvendosi në vendin e shtatë, me 33 pikë. Sot në mbrëmje, në orën 21:00, Totenhami do të presë Chelsea-n në derbin e Londrës, në një duel mes dy rivalësh për zonën Champions.

Në fakt, blutë nuk po kalojnë situatë më të mirë  dhe për koincidencë kanë grumbulluar të njëjtën kuotë pikësh, 33, por kanë një sfidë më shumë për të zhvilluar.

Jose Mourinho përballë Thomas Thuchelit. Nëse portugezi është në një pozititë të vështirë për shkak të mungesës së sulmuesit kryesor, Harry Kane, trajneri gjerman e ka nisur mirë përvojën në Premier, duke barazuar me Wolves dhe fituar me Burnley-n. Ish-tekniku i Borussias së Dortmundit dhe PSG-së, do t’i fitonte menjëherë zemrat e tifozëve të Chelsea-t në rast se “do t’i ulë kokën” Mourinhos.

Tottenhami ka fituar vetëm tri nga 13 ndeshjet e fundit në Premier League, në të cilat Harry Kane nuk ka qenë i pranishëm. Një e dhënë domethënëse para përplasjes me “Spurs”-at. Nëse Thuchel mund ta kthejë qetësisht kokën nga pankina, Mourinho nuk ka në dispozicion as Delle Alin, Lo Celson dhe spanjollin Reguilon.

Në “Tottenham Hotspur Stadium” të Londrës do të jetë një duel taktik mjaft interesant, me protagonistë dy emra të mëdhenj të trajningut, sigurisht me përvojën që anon nga portugezi, që ka trofe të rëndësishëm në Angli./SS/

Leave a Reply