Delfinët ndiejnë edhe sinjalet më të dobëta

0
172

Delfinët kanë një superfuqi, ndjejnë elektricitetin, madje dhe vibrimet e sinjalet me të dobëta. Kjo falë strukturave të veçanta në fytyrë që i lejojnë të perceptojnë valët elektrike, por dhe ato magnetike të tokës.

Një grup kërkimor i Universitetit Rostock ka bërë zbulimin dhe pas një studimi të hollësishëm mbi delfinët, kanë arritur në konkluzionin që ndoshta kjo i ndihmon në një saktësi më të lartë kur kërkojnë ushqim.

Kjo është një aftësi që kanë edhe peshkaqenët, që i bën ata të kenë një superprecizion për të dalluar dhe ndjerë fushat elektrike që natyrisht i bën të jenë të pagabueshëm në kapjen e presë.

Ekipi kërkimor shpjegon se delfinët lindin me mustaqe, siç i kanë fokat te dukshme. Por pas shumë pak kohë këto zhduken dhe ngelen dy gropa të vogla. Deri tani mendohej se këto struktura anatomike ishin mbetje te evolucionit, por pas studimit me sensore dhe eksperimenteve të gjata u kuptua arsyeja.

I ndihmon në gjurmimin e presë dhe dallimin me precizion të lartë, por ndoshta është edhe një instrument shumë i fuqishëm për orientimin, duke qenë se kanë ndjeshmëri të lartë ndaj fushës magnetike të tokës.

Leave a Reply