Courtois: Ekziston dëshirë e madhe për t`u rikthyer në fushë

0
422

Thibaut Courtois është gati për rifillimin e kampionatit. 

Real Madrid ndodhet dy pikë pas Barcelonës kryesuese dhe do të luftojë deri në fund për fitimin e titullit kampion. Portieri belg analizon situatën e krijuar në një prononcim për El Partidazo.

“Gardiani” i Realit vlerëson edhe rikthimin e Eden Hazard, patriotit të tij. Fantazisti pritet të jetë arma plus e skuadrës së Zidane në sprintin final dhe Courtois beson shumë te kualiteti i tij.

Ekziston një dëshirë e madhe për t’u rikthyer në fushë dhe për të luftuar për titullin kampion. Kemi mbrojtjen më të mirë të kampionatit, është meritë e gjithë skuadrës. Jam shpallur dy herë si portieri me më pak gola të pësuar kur isha pjesë e Atleticos.

Dua ta përsëri sërish me Realin. Hazard? E shoh në formë të mirë, kemi nevojë për të në këtë fazë finale të sezonit. Kemi nevojë për motivim dhe përqendrim për t’ia dalë“, deklaron portieri belg.

Leave a Reply