“Çiljeta s’më hapi më telefonin”, moderatorja e ftoi në 3 herë në emision, këngëtarja s’e mbajti fjalën: Femër jo korrekte

0
498

Mbrëmjen e djeshme u transmetua emisioni “Glamour Zone” nën drejtimin e Ester Bylykut. I ftuar special ishte aktori Drilon Hoxha. Kësaj radhe, moderatorja ka vendosur të tregojë dhe një detaj rreth emisionit të vitit të kaluar.

Duke folur për mungesën e korrektësisë ajo ka treguar se personazhi me mungesë të theksuar korrektësie, ka qenë Çiljeta Xhilaga, e cila tre herë nuk ka ardhur në emision, edhe pse kishte premtuar të ishte pjesë e “Glamour Zone”.

“Episode ndodhin por, jo korrekte , fëmer, që mua më ka bërë përshtypje ka qenë Çiljeta. Ne kishim vendosur oraret e të gjitha. ok, hera e parë ndodhi tërmeti, herën e dytë prap ndodhi një gjë, herën e tretë që u ra dakort përpara, pastaj të dielën u bë konfirmimi i fundit dhe të hënën që ne kishim xhirimet thjesht nuk hapi më telefonin. Kështu që ne tham ok, njerëzit jo korrektë jashtë “Glamour Zone”,– është shprehur moderatorja Ester Bylyku.

Leave a Reply