Chelsea fiton edhe Superkupën e Evropës

0
336

Gjatë mbrëmjes së djeshme është zhvilluar finalja e Superkupës së Evropës në Belfast.

Në këtë finale u përballen Chelsea dhe Villarrealit, ku kjo ndeshje u mbyll baras 1-1 pas kohës së rregullt dhe vazhdimeve, ndërsa fituesi i kësaj finale u shpall nga penalltitë.

Në penallti triumfoi klubi anglez, ku edhe zyrtarisht tashmë është fituese e Superkupës.

Çysh në pjesën e parë fituesi i Champions League ishte më i mirë, kështu duke dominuar tërësisht.

Golin për anglezët u shënua në minutën e 27-të pas një aksioni të bukur, ku Kai Havertz e gjeti në zonë Hakim Ziyechin, i cili shënoi nga afër për 1-0.

Po ashtu pas këtij goli, Chelsea kishte edhe shumë raste të tjera për të shënuar, por fati nuk ishte me ta dhe rezultati qëndroi 1-0.

Në pjesën e dytë, Villarreali u tregua më sy hapur, ku goli i barazimit erdhi në minutën e 73-të, kur Boulaye gjeti Gerard Moreno, i cili me një gjuajtje të bukur shënoi për 1-1.

Në fund ndeshja shkoi në penallti, ku më të saktë dolën të jenë anglezët që fituan me rezultat 6-5.

Leave a Reply