Capital T publikon sekuenca të njërës prej këngëve të albumit “Skulpturë”

0
378

Rep-artisti Capital T edhe në këtë kohë të pandemisë coronavirus nuk është ndalur së publikuari projekte muzikore.

Për të mos mjaftuar kjo, në fund të muajit qershor do të publikohet edhe albumi i tij i radhës, “Skulpturë”.

Lesna Max me super ofertë – për çdo blerje, përfito zbritjen prej 18% të TVSH-së

E SPONSORUARKLIKO KËTU

Tashmë reperi ka filluar që të publikojë edhe disa sekuenca të këngëve të albumit, sikurse edhe në postimin e fundit në rrjetin social Instagram.

Prite verën me trup të pastër dhe të bukur, depilim i komplet trupit me 5 seanca në Face & Body Care

E SPONSORUARMËSO MË SHUMË

“Viti 2020 më shumë se çdo tjetër na ka mësuar se çka dhe kush ka më shumë rëndësi në këtë botë. Jepi kuptim secilës ditë, dhe jetoje çdo ditë si të ishte e fundit”.

“E në ditën time të fundit kisha dashtë të festoja ashtu si e ka emrin edhe intro ose kënga e parë e albumit, Skulpturë”, ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë.

Në videon e publikuar, reperi shqiptar shihet duke ngre dolli, teksa kërcen afër bregdetit me një bluzë e cila vë në pah figurat e tij muskulore.

Teksa po bëhet gati për lansimin e albumit, Capital T po e shijon edhe suksesin e këngës “Flawless”, e cila deri më tani ka grumbulluar 2.2 milionë në platformën YouTube.

Leave a Reply