Cameron: Po investojmë për stabilitetin në Ballkan, në kohë konfliktesh duhet t’i përkrahim miqtë tanë

0
107

Kryediplomati britanik, David Cameron, në ditën e dytë të vizitës në Kosovë është pritur nga shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz.

Pas takimit, Cameron është deklaruar për media. Ai tha se shteti i tij po investon për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, derisa deklaroi fuqishëm se në një botë me pasiguri të mëdha, Britania e Madhe i përkrahë miqtë e saj.

“Ne folëm këtë mëngjes për sigurinë dhe rëndësinë e kontributin që mund të japim në këtë drejtim, duke pasur parasysh edhe rolin e madh që kemi në kuadër të KFOR-it”.

“Ne jemi mbështetës të fuqishëm të pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës dhe të së drejtës së Kosovës për t’u njohur nga të tjerët”, tha Cameron në konferencë, shkruan Gazeta Sinjali.

“Mendoj që njëra prej gjërave që e dëgjova e që është shumë e rëndësishme është rëndësia e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor në përgjithësi. Kjo është diçka në të cilën po investon Britania e Madhe. Është diçka tepër e rëndësishme për interesin tonë kombëtar”.

“Mendoj që diskutimet që i patëm e rrokin një strukturë më të përgjithshme pasi siç shohim nëpër lajme sot, jetojmë në një botë me pasiguri të mëdha, me konflikte të mëdha, dhe është një periudhë ku shtetet si ne Britania duhet t’i përkrahim miqtë tanë, të punojmë në dhe të punojmë për së afërmi në aleancat tona”, tha kryediplomati britanik, Cameron, shkruan Gazeta Sinjali.

Cameron pas Gërvallës është takuar edhe me presidenten, Vjosa Osmani.

Kryediplomati britanik arriti në Kosovë të mërkurën ku u takua me kryeministrin Albin Kurti, të cilit ia konfirmoi mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën.

Kjo është vizita e parë jashtë vendit në këtë vit për David Cameron.

Leave a Reply