25-vjetori i Masakrës së Korishës, Osmani: Qëllimi i regjimit serb ishte shfarosja

0
133

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka kujtuar sot 25-vjetorin e Masakrës së Korishës.

25-vjet më parë, forcat e regjimit gjenocidal serb vranë 77 gra, burra, pleq, në mesin e cilëve 14 fëmijë nga fshatrat: Korishë, Budakovë, Bllacë, Reshtan, Mushtisht dhe Grejkoc.

Osmani tha se barbaria e regjimit kriminal u manifestua ndaj të gjithë shqiptarëve pa dallim moshe, ngase i vetmi qëllim ishte shfarosja.

“Plagët e mizorive sikurse kjo në Korishë, na sjellin në vëmendje çmimin e lartë të lirisë, ndaj angazhimi për drejtësi nuk do të ndalojë asnjëherë. Qoftë i përhershëm kujtimi dhe nderimi për të gjithë të rënët për liri!” – ka shkruar Osmani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here