Berisha: Vizitova banorët e harruar nga qeveria në ikje, në lagjen Bajram Curri

0
565

Kandidati për Kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha, vizitoi banorët e harruar nga qeveria në ikje, në lagjen Bajram Curri, thuhet në njoftimin e Nismës.

“Projekti “Shpresë për Prizrenin”, parasheh që kjo lagje e harruar, të jetë e përfshirë në infrastrukturën publike të qytetit, duke mundësuar çasje në kanalizim për gjithë banorët e kësaj lagje, rregullim të rrugëve dhe rrugicave, si dhe ndriçimin publik.
Hapja e rrugës prej 12m nga rrethrotullimi tek tregu i gjelbërt, deri tek shkolla fillore “Fatmir Berisha”, për t’i mundësuar mijëra nxënësve dhe banorëve të kësaj lagje levizje të papenguar, si dhe asfaltimi i rrugës nga Bajram Curri deri në fshatin Kobaj, do të jenë prioritet i yni në katër vitet e ardhshme”, thuhet në njoftim.

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti

Leave a Reply