“Berisha, kapiten kur mungon Hysaj”

0
435

Trajneri i Shqipërisë Edi Reja foli në konferencë për shtyp në lidhje me listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet e muajit tetor dhe takimet e programuara.

“Jemi në një moment të vështirë. gjërat bëhen të vështira për skuadrën dhe për ne.

Mungesat – Jam në kontakt me klubet, konsiderohemi si zonë e kuqe. Është e vështirë t’i lënë lojtarët të lirë. Kemi folur  me Napolin edhe tani kanë dalë me COVID-19 disa lojtarë. Më kanë kërkuar të mos e marrim Elseid Hysajn. Jemi në situatë të vështirë, sepse edhe pandemia, edhe lufta në Armeni.

Për mungesat e 5 lojtarëve. Roshi është dëmtuar nga informacionet që kam. Cikalleshi nuk është në formën e tij më të mirë. Balaj e njoh, nuk kam çfarë të shoh, kam vendosur ta lë në shtëpi. Ka qenë projekt me Federatën që të synojmë 2024-ën, por pa lënë mënjanë dhe eliminatoret e Ligës. Duam të bëjmë një ekip konkurues me Dokën, Kallakun, Çekicin, etj. Do të jenë më të pjekur pas 4 vitesh. Në momentin që nuk i aktivizoj, është e kotë t’i mbaj në stol, kur i marr, dua ti ingranoj.

Armenia ka problemet e saj, problemi im është se cilët lojtarë do të jenë të disponueshëm. Do të doja të kisha 27 lojtarë, do të presim dhe fundjavën, dhe të hënën presim të kemi një panoramë të qartë. Ka dhe lojtarë mendjemëdhenj që mendojnë se gjërat arrihen shkurt. Duhet të jenë të qetë, të kenë përulësi, por dhe të pranojnë zgjedhjet e stafit teknik.

Dua të marr maksimumin në çdo ndeshje, nuk e di gjendjen e kundërshtarëve. Me Lituaninë humbëm në mënyrën më të keqe, por duhet të theksoj se përtej humbjes me Francën, me Turqinë dhe Lituaninë kemi humbur për gabimet tona individuale. Me Lituaninë nuk e treguam që ishim superiore. Pas çdo fitoreje të jemi me këmbë në tokë, të mos përfshihemi nga entuziazmi. Sikur të fitonim njërën ndeshje dhe të mos humbisnim tjetrën, do të isha i kënaqur se do të kishim akoma vendin e parë.

Kemi pasur një 11-she fikse, por për shkak të situatës së krijuar kohët e fundit, e kemi të vështirë ta ruajmë. Doja dhe Kamberin, doja ta shikoja në fushë. Kam bërë 2-3 ndryshime. Kam marrë të rinj për t’i parë në miqësore. Nëse paraqiten mirë, mund t’i aktivizoj më shumë. E kam 11-shen fikse. Përveç Veselit dhe Mihajt që kanë bërë rotacione. Dua ta shikoj dhe Kumbullën në fushë.

Është i njëjti formacion që nuk ka shumë ndryshime. Manaj dhe Cikalleshi, Broja dhe Vrioni janë paraqitur mirë dhe dua t’i provoj. Memushaj ka patur probleme fizike. Në mbrojtje shoh se kemi grup të mirë. Dua të shikoj projektin për 2024. konferenca

Nisemi nga zero, kemi pikë të barabarta me rivalët. Nëse bëjmë paraqitje të mirë, gëzohemi, nëse jo, do të shohim përpara. Janë 10 lojtarë që dua t’i shoh. Pres të mbyllet merkatoja për të qenë më i qetë. Është Bare që ka ndryshyuar ekip, por s’ka luajtur, edhe Manaj, i cili po gjen ekip. Është një moment i veçantë. I kemi të shpërndarë lojtarët në të gjitha vendet, nuk jemi si Italia që luajnë të gjithë brenda. Kazakistani dhe Lituania nuk kanë problem me lojtarët sepse i kanë në vendet e tyre.fundiKur Kapiteni – Kur mungon Hysaj, kapiten është Berisha. Cikalleshi mund të jetë kandidat në të ardhmen se ka ndikim në fushë. Për sa i përket kapitenit, zgjedhja u takon lojtarëve. Për mungesën e Cikalleshit e thashë, kam folur me të, nuk është në top formë. Nuk ka luajtur 90 minuta në ndeshjen e fundit, mund ta konsideroj për ndeshjet e nëntorit nëse aktivizohet rregullisht”, u shpreh përpara mediave trajneri i Shqipërisë Edi Reja.

Leave a Reply