Beniada bëhet pjesë e programit sportiv më të ndjekur në Itali

0
282

Modelja Beniada Nishani ishte e ftuar në një nga emisionet sportive më të rëndësishme italiane ‘Tiki Taka’. Modeja e bëri të ditur lajmin përmes një fotoje në instagrm ku falenderoi të gjithë ata që e bënë të mundur që ajo të ishte pjesë e emisionit.

Tiki Taka është një nga emisionet sportive më të rëndësishëm dhe më të ndjekur në Itali. Ai transmetohet në Mediaset nën moderimin e Piero Chiambretti.

Beniada Nishani ish-konkurentja e ‘Big Brother VIP’ tashmë bashkëprezanton me moderatorin Edi Manushi emisionin ‘ Procesi Sportiv’. Ajo u bë një figurë shumë e dashur për publikun shqiptarë për shkak të mënyrës se si ajo e fliste gjuhen shqipe duke qenë se ishte rritur në Itali. Ajo arriti të ishte pjesë e katërshes gjysmë finaliste të edicionit të parë të BBV.

Leave a Reply