Bayern Munich-Bayer Leverkusen, finalja e Kupës së Gjermanisë

0
392

Bayern Munich ka siguruar kalimin në finale të Kupës së Gjermanisë, pasi ka mposhtur 2:1 në gjysmëfinale Eintracht Frankfurtin.

Kjo ndeshje u zhvillua në ‘Allianz Arena’ pas dyerve të mbyllura, duke u fituar nga vendasit bavarez.

Ishte Ivan Perisic që në minutën e 14’ shënoi për epërsinë 1:0 të Bayern Munich, shkruan lajmi.net.

Në minutën e 69’, Danny da Costa barazoi në 1:1, duke kthyer shpresat për Eintrachtin.

Por, ishte Robert Lewandowski që u paraqit në skenë duke shënuar në minutën e 74’ golin e fitores për Bayernin.

Bayern Munich në finalen e madhe të Kupës së Gjermanisë do të takohet me Bayer Leverkusen.

Leave a Reply