Barcelona në krizë por nuk pranoi shitjen e Ansu Fati

0
413

Objektivi i madh i Mançester Junajtid në sezonin e kaluar ishte Xhejdon Sanço. Mirëpo, Borusia Dortmund nuk kishte ndërmend të hiqte dorë lehtësisht nga talenti, ndaj “Djajtë e Kuq” provuan të transferonin një tjetër të ri me shumë perspektivë.

Fjala ishte për Ansu Fati, i cili i kishte dhënë provat me Barcelonën. Kështu, anglezët përpiluan një ofertë prej 150 milionë euro, të cilat pritej të pranoheshin nga katalanasit, transmeton “Vip Sport”.

Por, këta të fundit edhe pse të gjendur në vështirësi financiare, sakrifikuan për të mbajtur në Camp Nou, atë që në të ardhmen mund të jetë pasuesi i Mesit në atë stadium.

Ndaj, oferta faraonike u refuzua dhe Fati ngeli në Spanjë, ndërsa për fat të keq, aktualisht sulmuesi po vuan nga një dëmtim që pritet ta mbajë jashtë fushave deri në fund të muajit mars.

Leave a Reply