Ballkani shkarkon Ismet Munishin nga posti i trajnerit

0
463

Ballkani e ka shkarkuar Ismet Munishin nga posti i trajnerit, raporton Dueli Sportiv.

Burime të emisionit të RTV Dukagjinit bëjnë të ditur se klubi nga Theranda e ka shkarkuar strategun.

Pas vetëm 18 muajsh në krye të skuadrës, Ballkani vendosi që të shkarkojë Munishin, dhe kjo vije pas humbjes 4-0 ndaj Gjilanit.

Tashmë është e ditur se skuadra bëri disa transferime të mëdha në verën e këtij viti, mirëpo trajneri nuk ka arritur të kënaq kryesinë e klubit.

Si pasojë e rezultateve të dobëta, ka ardhur edhe shkarkimi i Munishit, e që pritet të vije edhe konfirmimi zyrtar. /Telegrafi

Leave a Reply