Ballkani fiton derbin ndaj Llapit

0
331

Ballkani ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Llapit, në kuadër të javës së 23-të në Superligën e Kosovës.

Në pjesën e parë dy skuadrat u munduan që të kalonin në epërsi, por që mungonte konkretizimi.

Në pjesën e dytë, Ballkani arriti që të kalojë në epërsi me Ermal Krasniqi, në minutën e 71-të.

Llapianët pas golit të pësuar, u munduan që ta barazonin rezultatin, por pa sukses, në fund ndeshja përfundoi me fitoren e Ballkanit.

Ballkani pas fitores mbetet në pozitën e parë me 48 pikë, pas 23 ndeshjeve. /Klankosova.tv/

Leave a Reply