Arsenali nuk ka të ndalur, fiton edhe ndaj Leicesterit (VIDEO)

0
355

Arsenali ka shënuar fitore tejet të rëndësishme ndaj Leicester  City, me rezultat 2-0, në kuadër të javës së 29-të në Premier League.

Golin e parë në ndeshje e ka shënuar Thomas Partey, në minutën e 11-të, pas një harkimi të bukur nga Gabriel Martinelli.

Leicesteri pas golit të pësuar u mundua që ta barazojë rezultatin, por që nuk ia arriti dot, dhe u mbyllë pjesa e parë me epërsinë e Arsenalit.

Në pjesën e dytë, Arsenali shënoi edhe njëherë me Alexandre Lacazette, i cili ishte i saktë nga pika e bardhë, me këtë rezultat edhe u mbyll ndeshja.

Për Arsenalin, kjo është fitorja e katërt rresht, dhe kalon në pozitën e katërt me 51 pikë, pas 26 ndeshjeve. /Klankosova.tv

Leave a Reply