Arsenal fiton garën për talentin e madh anglez, arrin marrëveshje me Leicesterin

0
58

Arsenali ka siguruar transferimin e parë të verës, pasi ka arritur marrëveshje me Leicester City për talentin 16-vjeçar Jeremy Monga.

Sipas raportimeve të “talkSPORT”, “Topçinjtë” do të paguajnë rreth 10 milionë funte për sulmuesin anësor, i cili konsiderohet një nga talentet më premtuese të futbollit anglez, shkruan 04 Online.

Për Mongan kishte interes të madh edhe nga klube si Manchester United, Manchester City, Liverpool dhe Chelsea, por londinezët kanë arritur të fitojnë garën për shërbimet e tij.

Monga ka regjistruar 27 paraqitje me Leicester Cityn në Championship gjatë sezonit të kaluar dhe ka shënuar edhe golin e tij të parë në futbollin senior.

Ish-trajneri i Leicesterit, Martí Cifuentes, e ka vlerësuar lart lojtarin e ri për cilësitë e tij, karakterin dhe dëshirën e madhe për t’u përmirësuar, faktorë që kanë tërhequr vëmendjen e shumë klubeve elitare./04 Online/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here