Arrestohet prizrenasi, ngacmoi një femër duke i shkruar mesazhe në rrjetet sociale

0
344
Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar në Prizren pasi që i njëjti kishte shqetësuar femrën kosovare duke i shkruar mesazhe në rrjetet sociale.

Rasti raportohet të ketë ndodhur më 22 korrik 2022, derisa i dyshuari është arrestuar dje.

“Më datë 23.07.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili dyshohet se në vazhdimësi e kishte shqetësuar viktimën femër kosovare, duke i shkruar mesazhe nga adresa të ndryshme në rrjete sociale.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë. /Telegrafi/

Leave a Reply