Arrestohet për dhunë në familje një person në Prizren

0
266
Foto: Ilustrim

Policia Rajonale e Prizrenit, në një komunikatë të dërguar në redaksisë së Televizionit të Prizrenit, ka njoftuar se me datë 17nëntor 2021, rreth orës 17:10, policia kishte pranuar informacion se në rrugën “Xhavit Bajraktari” në Prizren, një i dyshimtë i cili ishte në arrest shtëpiak me urdhër të gjykatës, ishte duke ushtruar dhunë në familje.

Pasi njësitë policore ju përgjigjen thirrjes, i dyshuari nuk ju bind urdhrit të policisë, madje mbante një thikë kuzhine në dorë duke i kërcënuar policinë për lëndime të zyrtarëve dhe vetës së tij.

Duke pasur parasysh se i dyshimti është recidivist i veprave penale dhe mund të paraqes rrezik, në vendin e ngjarjes reaguan njësia profesionale të Njësisë së Reagimit të Shpejtë, të cilët e neutralizuan të dyshimtin, i njëjti u arrestua në vendin e ngjarjes dhe në cilësinë e provës materiale ju është sekuestruar një thikë kuzhine rreth 15cm. I dyshimti H.L i lindur në vitin 2003, është intervistuar në prezence të avokatit mbrojtës.

Pas deklarimit policia e informoj prokurorin e Shtetit i cili lëshoj aktvendim për ndalim në afat prej 48 orë, thuhet në njoftim.

Leave a Reply