Arrestohet një person në Prizren, rrahi babain

0
289
Foto: Ilustrim

Në Prizren është arrestuar një person nën dyshimin se e ka sulmuar fizikisht babain e tij.

Siç thuhet në njoftimin e policisë, viktima ka pësuar lëndime trupore, dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.

“Prizren 24.09.2021 – 13:30. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht babain e tij mashkull kosovar të cilit i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./04 Online

Leave a Reply