Aro Muric pati përleshje me Zhegrovën

0
375

Edhe pse Federata e Futbollit e Kosovës nuk e ka dhënë asnjë sqarim se për çfarë arsye disiplinore është përjashtuar Aro Muric nga kombëtarja, burimet brenda Kombëtares thonë se kjo ka ardhur si rezultat i një përleshje në mes Aro Muricit dhe Edon Zhegrovës.

Sipas këtyre burimeve, konflikti mes tyre ka ndodhur mbrëmë brenda kampit kosovar, ndërsa shtabi teknik dhe FFK-së i është dashur kohë për të analizuar situatën e krijuar në skuadër dhe për ta marrë një vendim për përjashtimin e Muricit.

Sipas burimeve, në këtë incident mes Muricit e Zhegrovës ka qenë i përfshirë edhe dikush tjetër prej lojtarëve që ishte në anën e Zhegrovës, shkruan Gazeta Express.

Thuhet se që nga përleshja mes tyre është vërejtur një atmosferë jo e mirë brenda skuadrës.

Kosova luan nesër ndeshjen miqësore ndaj Lituanisë në stadiumin “Fadil Vokrri”, kurse më pas nis garën për kualifikim në Kampionatin Botëror me ndeshjet ndaj Suedisë dhe Spanjës. /Gazeta Express/

Leave a Reply