Anton Quni nderon Heroin e Kombit, Salajdin Berisha

0
351

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Anton Quni, i përcjellur nga bashkëpunëtorët e tij ka bërë sot homazhe para shtatores së Heroit të Kombit, Salajdin Berisha.

Quni njëherit ka thënë se Salajdin Berisha ishte edhe aktivist i ditëve të para të themelimit të LDK-së në Prizren.
Ndërsa e ka vlerësuar lartë Epopenë e Vërrinit duke thënë se na rikthen në kujtesë ditët e lavdisë dhe krenarisë tonë kombëtare.

“Homazh nderimi, respekti e përulje pranë bustit të, Salajdin Berisha, hero i Kosovës, aktivist i ditëve të para të themelimit të LDK-së në Prizren, komandanti i UÇK-së dhe atdhetar e trim i pashoq.
Epopeja e lavdishme e Vërrinit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës na rikthen në kujtesë ditët e lavdisë dhe krenarisë tonë kombëtare.
Ideali i dëshmorëve dhe të rënëve për lirinë që e gëzojmë sot, mbetet udhërrëfyes i hapërimit tonë si kombë e si shtet.
Lavdi gjithë dëshmorëve të Kombit!”, ka thënë Quni./04 Online

Leave a Reply