Totaj premton rikthimin e tregut në lagjen “Kurillë”

0
447

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, është ndarë i zhgënjyer me gjendjen e tregut në lagjen “Kurillë”.

Totaj ka thënë se kushtet me të cilat përballen shitësit janë në gjendje të mjerueshme, ndërsa atyre i ka premtuar se me ardhjen e tij në krye të Prizrenit, këtë tregë do ta rikthej me kushte shumë më të mira.

“U zhgënjeva me gjendjen e pazarit në lagjen Kurilla dhe me kushtet në të cilat përballen tregtarët. Pa hapësira të dedikuara për ta dhe prodhime të ekspozuara ndaj diellit e pluhurit. I sigurova për mbështetje më të madhe të komunës duke e rikthyer tregun me kushte shumë më të mira 🍎🍅🍇
Bashkë për Prizrenin”, ka thënë Totaj./04 Online

Leave a Reply