Anton Quni merr mbështetje në lagjet “Vëllezërit Stavileci”, “Jeta e Re” dhe “Arbanë”

0
282

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Anton Quni, ka takuar mbështetësit e tij në tri lagje të qytetit.

Quni ka thënë se banorët e lagjeve “Vëllezërit Stavileci”, “Jeta e Re” dhe “Arbanë”, janë të zhgënjyer me punën e pushtetit lokal, derisa ka thënë se ka marrë mbështetje në lagjet e lartëpërmendura.

Postimi i plotë:

Duke respektuar masat anticovid, kam vazhduar takimet me grupe të vogla qytetarësh e aktivistësh tanë, nëpër lagjet e qytetit.
Në lagjet; “Vëllezërit Stavileci”, “Jeta e Re” dhe “Arbanë”, dëgjova edhe njëherë ankesat e kërkesat e banorëve.
Zhgënjimi i tyre është i madh, nga lënja pasdore dhe mos interesimi i kësaj qeverie lokale për të investuar në infrastrukturë e projekte që do ta përmirësonin jetën e tyre.
Këta që ua dhamë shancin, por dështuan, meritojnë të ndëshkohen me votë.
Prizreni dhe prizrenasit meritojnë më mirë, prandaj së bashku do ta bëjmë ndryshimin pozitiv për të mirën e përgjithshme.
Faleminderit shume për pritjen!

LDK160

PërPrizreninQëDuam

PrizreniPërTëGjithë

Mund të jetë një imazh i 1 person

Leave a Reply