Andi po ‘vuan’ për Gresen, i dërgon mesazh të koduar

0
336

Pasi u shprehën në rrjete sociale se “Do të plakeshin bashkë”, Andi Artani dhe Gresa Hoti u ndanë papritur dhe arsyen ende nuk e dimë!

Ndoshta ndikoi distanca, apo mosmarrëveshje me njëri-tjetrin, por dyshja s’janë më bashkë dhe ai që po e “vuan” më tepër duket se është Andi.

Kjo pasi njerëzit janë të bindur se ky i fundit po i dërgon Gresës mesazhe të koduara pas ndarjes. Së fundmi, Andi ka publikuar në InstaStory imazhin e hënës, të cilën e ka shoqëruar me këngën romantike “Hana” të Yll Limanit.

Mirëpo, ndjekësit janë kujtuar se të njëjtën këngë ia këndonte Gresës shumë shpesh në shtëpi teksa bashkë vështronin hënën në qiell përgjatë afër 90 ditëve në “BBVK”.

Nga Gresa s’kemi ende asnjë reagim dhe s’dihet si do të shkojnë më tej gjërat mes tyre…

Leave a Reply