Ambasadori gjerman për deklaratën e Stoltenbergut: Mandati i NATO-s s’ka ndryshuar

0
124

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, e ka komentuar deklaratën e sekretarit Jens Stoltenberg për mundësinë e shtimit të përhershëm të pranisë ushtarake në Kosovë.

Rohde e ka parë këtë deklaratë si qëndrim të fortë të NATO-s ndaj sulmit terrorist në Banjskë.

“NATO-ja është këtu për të përkrahur stabilitetin në Kosovë dhe asgjë s’ka ndryshuar. Ajo që shoh është se NATO-ja po reagon ndaj sulmit terrorist në Banjskë duke ofruar siguri, sidomos në veri. Është e rëndësishme që të ketë siguri në veri.

Qëndrimi i NATO-s është edhe më i fortë, por s’do të thotë se ka ndryshim ligjor. NATO-ja ka mandat të qartë dhe ky mandat s’ka ndryshuar”, ka shtuar ai.

Leave a Reply