Amaneti i dëshmorëve është udhërrëfim për PDK-në!

0
554

Kandidatët për deputetë nga radhët e PDK-së në Prizren, të shoqëruar ngaanëtarë të Shtabit Zgjedhor të Degës së PDK-së, në prirje të Shefit të Shtabit z.ShaqirTotaj, edhe në ditën e dytë të fushatës, kanë vazhduar nderimet dhe homazhet pranë shtatoreve të dëshmorëve të kombit, thuhet në njoftimin e PDK-së transmeton 04 Online.

“Fillimisht kanë bërë homazhe te lapidari në Zhur. Gjatë kësaj vizite ata kanë theksuar se këto homazhe janë mesazhi më i mirë i yni, se sa e drejtë ka qenë lufta e UÇK-së dhe sa shtrenjtë ka kushtuar liria e Kosovës, përkundër faktit se disa subjekte politike që po mundohen ta minimizojnë rëndësinë e luftës dhe të gjakut të derdhur për liri dhe pa menduar fare po deklarohen se do ta çlirojnë Kosovën. Këto lapidare dhe këta dëshmorë, janë dëshmia më e mirë se ato parti që po e nënçmojnë luftën, e kanë humbur rrugën në oborr dhe nuk do të jenë në shërbim të Kosovës.

Më pas është bërë homazhe para lapidarit të dëshmorëve në Jeshkovë, ku ka qenë edhe Shtabi Regjional i UÇK-së. Kandidatët për deputetë në radhët e PDK-sëtë Prizrenit: NezirÇoçaj, Kujtim Gashi, Luljeta Veselaj-Gutaj, Kadri Kryeziu, Gresë Baraliu, Alban Bislimaj, Veton Firzi dhe Kastriot Krasniqi, janë zotuar se vota e familjarëve të dëshmorëve e obligon edhe më shumë PDK-në, që të angazhohen në bërjen e shtetit si shtet funksional, që ta duan dhe ta respektojnë edhe miqtë ndërkombëtarë.Gjithashtu u potencua se me PDK-në në pushtet, familjet e dëshmorëve do të ndihen krenarë dhe se lufta e UÇK-së do të dëshmohet se ka qenë e pastër, ani pse po tentohet që për interesa partiake të mohohet se Kosova është çliruar me luftë”, thuhet në njoftimin e PDK-së në Prizren./04 Online

Leave a Reply