Alves për debutimin e dytë tek Barcelona: Jam nervoz

0
303

Mbrojtësi brazilian, Dani Alves, akoma nuk ka debutuar në ‘Camp Nou’ që nga rikthimi i tij.

Për shkak se klubi nuk mund ta regjistroj si lojtar të tij, Alves nuk do të ketë mundësi të luajn në La Liga deri në janar, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

38 vjeçari në një intervistë të dhënë së fundmi ka treguar që ndjehet i nervozuar para debutimit.

“Jam nervoz sepse kam qenë larg këtij klubi për shumë kohë dhe nuk kam qenë në gjendje të luaj dhe tani jam këtu për ta mbrojtur klubin dhe ekipin”.

“Çasti dhe sfida më e rëndësishme e karrierës sime kanë ardhur, për shkak të gjendjes së klubit. Sfidat janë për ata të cilët nuk frikësohen”, përfundoi ai.

Alves ka kontratë me Barcelonën deri me 30 qershor 2022.

Leave a Reply