Alishani: Konkursi i Stomatologëve në Prizren po e tregon qartë papërgjegjësinë dhe joseriozitetin e komunës

0
1259

Konkursi i hapur për doktor të stomatologjisë nga Drejtoria e Shëndetësisë muaj më parë, vazhdon të jetë një njollë e keqe për qeverinë lokale të udhëhequr nga Shaqir Totaj.

Asambleistja e LVV-së, Dafina Alishani, ka thënë se ky konkurs po e tregon qartë papërgjegjësinë dhe joseriozitetin e komunës.

Deri më tani Drejtoria e Shëndetësisë e cila udhëhiqet nga Burbuqe Berisha, topin e ka gjuajtur tek Zyra e Burimeve Njerëzore, teksa këta të fundit në një përgjigjje dërguar Alishanit kanë thënë se kryetarja e komisionit përzgjedhës dhe dy anëtarët profesional të fushës kanë dhënë dorëhqje. Madje, kjo zyre ka konfirmuar se konkursi është në proces, dhe i njëjti nuk është anuluar.

“Konkursi i Stomatologëve në Prizren po e tregon qartë papërgjegjësinë dhe joseriozitetin e komunës.
Po flasim për një konkurs ku kandidatët i janë nënshtruar testit në muajin qershor 2022!
6 muaj pritje për asgjë!
Sikurse e dini e kam ngritur për gjatë 4 seancave në kuvend këtë pyetje.
Drejtoresha e shëndetësisë pas heshtjeve të vazhdueshme më në fund me email më orientoi tek zyra e personelit.
Dje isha në zyre të personelit dhe kërkova përgjegje me shkrim.
Gjeni më poshtë përgjegjen:
Papërgjegjësi, moskomunikim, joprofesionalizëm, qka të duash ka!
Por këtë më së shumti qytetari po e pëson😏
A ka kush që jep përgjegjësi për këtë apo jo?”, thuhet në reagimin e Alishanit./04 Online

Leave a Reply