Liridona Bunjaku, shqiptarja me prejardhje nga Kosova që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është kualifikuar në çerekfinale të kompeticionit amerikan “Top Host 2026”, një garë që synon të zbulojë talentet e reja në radio, podcast dhe prezantim.
Bunjaku, me profesion stomatologe, është një nga pjesëmarrëset me prejardhje nga Kosova në këtë kompeticion, ku sipas raportimeve kanë konkurruar rreth 20 mijë kandidatë.
Ishin plot 137.000 konkurues nga bota, derisa Bunjaku është e vetmja vetmja shqiptare që ka kaluar në qerek-finale.
Fituesi i garës do të shpërblehet me 25 mijë dollarë, realizimin e një podcasti me gjashtë episode nga iHeartRadio, si dhe një paraqitje në emisionin e prezantuesit të njohur amerikan Ryan Seacrest.
Kompeticioni zhvillohet përmes votimit online të publikut, ku secili person mund të votojë falas një herë në 24 orë, ndërsa ekziston edhe mundësia e votave shtesë përmes donacioneve.
Liridona synon që, në rast fitoreje, ta shfrytëzojë këtë platformë për të promovuar historinë, kulturën dhe vlerat e Kosovës dhe Shqipërisë para audiencës amerikane.
Gara përfundon në dhjetor, ndërsa fituesi pritet të shpallet deri më 15 janar 2027.















































