Aksidentohen dy vetura në Prizren – një femër lëndohet rëndë, dërgohet në QKUK-Prishtinë

0
1465
Foto: Ilustrim

Një aksident trafiku me lendime të rënda ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:00 në Prizren.

Në mbrëmjen e së enjtës në Prizren ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy vetura me targa vendore.

Policia e Kosovës bën të ditur se si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i njërës dhe pasagjerja e tjetrës veturë.

Viktimat fillimisht janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Prizrenit, ndërsa si pasojë e gjendjes së rënduar shëndetësore viktima femër është dërguar në QKUK në Prishtinë për të marrë tretmanin e mëtutjeshëm mjekësor.

Leave a Reply