Abdixhiku publikon programin ‘Rruga e Re’: Kosova nuk zhvillohet me lëmoshë

0
158

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka prezantuar programin politik ‘Rruga e Re’ para ndjekësve.

Abdixhiku ka thënë se programi ndër të tjerash parasheh mbi 100 projekte e nisma kapitale dhe 5 miliardë euro investime për 4 vjet, transmeton lajmi.net.

“Programin Politik ‘Rruga e Re’, atë të zhvillimit, projekteve të mëdha infrastrukturore, të investimeve rrënjësore në shëndetësi, arsim, teknologji, polici, mbrojtje, energjetikë, sport, kulturë e familje – dhe jo vetëm – mund ta shkarkoni në këtë link. Mbi 100 projekte e nisma kapitale për të ardhmen e Republikës tonë; plot 5 miliardë euro investime në 4 vjet. Këto janë zotimet tona, ky është udhërrëfimi ynë sot”, ka shkruar Abdixhiku.

Ai tutje ka potencuar se Kosova nuk zhvillohet me lëmoshë.

“Kosova nuk ndërtohet me varfëri ambiciesh. Kosova meriton zhvillim dhe ‘Rruga e Re’ është zgjidhja. Atë e prezantuam para 8000 pjesëmarrësve më 19 nëntor; atë do ta prezantojmë secilën ditë nëpër Kosovë”, ka shkruar kryetari i LDK-së në Facebook.

Leave a Reply