Abazoviq dorëzon mandatin, i uron suksese kryeministrit të ri

0
172

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, u votua qeveria e re e Malit të Zi e kryesuar nga Milojko Spajiq. Qeveria e tij ka marrë 46 vota pro, 19 kundër dhe 1 abstenim.

Kryeministri në largim, Dritan Abazoviq, ka njoftuar se tashmë i ka dorëzuar mandatin e kryeministrit të ri Milojko Spajiq.

Abazoviq i ka uruar atij suksese.

Ndryshe, pas një diskutimi që zgjati gjithë natën, deputetët e Kuvendit të Malit të Zi kanë votuar për qeverinë e 44-të dhe kryeministri i ri, Milojko Spajiq.

Leave a Reply