A u dërgua kërkesa për seancë të jashtëzakonshme në Kuvend – Këto janë detajet e fundit për formimin e Qeverisë

0
389

Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA Socialdemokrate, duket se ende nuk i kanë mbledhur nënshkrimet për seancën e jashtëzakonshme për votimin e Qeverisë së re në Kuvendin e Kosovës.

Burime brenda Kuvendit të Kosovës, i kanë thënë Gazetës Insajderi, se deri të premten në orën 16:00 nuk kanë marr asnjë kërkesë për seancë të jashtëzakonshme.

Gazeta Insajderi, gjatë gjithë ditës ka provuar të marr një prononcim nga shefat e grupeve parlamentare të këtyre partive, mirëpo asnjë nuk ka qenë i qasshëm.

Të enjten në një mbledhje të kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti u nominua kandidat për kryeministër të Kosovës, për formimin e Qeverisë me AAK-në, NISMA-në dhe minoritetet.

Pas nominimit të Hotit, lideri i LDK-së, Isa Mustafa tha se deri në fund të javës do të votohet Qeveria Hoti, por kjo nuk ndodhi.

Kjo qeveri pritet të vjen në pushtet pas rrëzimit të Qeverisë Kurti, nëpërmjet mocionit të mosbesimit që inicioi LDK-ja, e cila ishte në koalicion me partinë e Kurtit – Vetëvendosjen.

Leave a Reply