A do të jap dorëheqje Kadri Veseli, flasin nga kabineti i tij

0
435

Prokuroria e Gjykatës Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK’së, Kadri Veselit për kinse kanë vrarë mbi 100 civilë, krejt kjo duke u bazuar në raportin e pro serbit dhe njeriut të paguar nga Rusia e Serbia, shkruan Gazeta Metro.

Kryetari i PDK’së, Kadri Veseli ishte ai që mbajti konferencë pas disa ore pasi ju kishte ngritur aktakuza nga Gjykata Speciale, duke thënë se nuk i frikësohet këtyre akuzave që janë shpifje dhe politike ndaj tij.

Veseli po ashtu tha se kjo aktakuzë po bëhet për ta njollosur luftën e shenjtë dhe të drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Këshilltari i Kadri Veselit, Adri Nurellari ka folur edhe për mundësinë e dorëheqjes së kryetarit të PDK’së nga pozita e deputetit dhe partisë.

Nurellari tha se dorëheqjen e mendon dhe gjykon vetëm Veseli, por sipas tij nuk ka asnjë shkak dhe arsye për të dhënë dorëheqje pasi lufta e UÇK’së ka qenë e drejtë.

“Dorëheqjen e mendon dhe e gjykon në vetëdijen e tij, zoti Veseli. Por unë them se nuk ka asnjë shkak dhe arsye për të dhënë dorëheqjen. Lufta e UÇK- së është e drejtë. Për këtë biem dakort të gjithë, vetëm ato që nuk kanë vetëdije kombëtare”, tha Nurellari në Top-Channel.

Leave a Reply