430 raste aktive me koronavirus në Kosovë

0
224
Foto: Ilustrim

Aktualisht në vendin tonë, numri i rasteve aktive me koronavirus është 430, ka njoftuar në raportin e fundit, Ministria e Shëndetësisë(MSH), sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Gjatë 24 orëve të fundit, nga 1 mijë e 115 testime, 5 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, ndërsa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

MSH në të dhënat e fundit ka njoftuar se janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157 mijë e 360.

Leave a Reply