Pogba gjithnjë e më afër PSG-së

0
288

Paul Pogba duket se e ka vendosur që të largohet nga Manchester United në fund të këtij sezoni.

Sipas asaj që raporton Fichajes, mesfushori francez nuk do të rinovojë kontratën me Djajtë e Kuq dhe do të largohet si i lirë.

PSG në këtë verë mori si transferime të lira lojtarë si, Lionel Messi, Sergio Ramos, Gianluigi Donnarumma dhe Georgino Wijnaldum.

Kështu, klubi parisien tenton të transferojë edhe Pogban si lojtar të lirë, duke e joshur me një pagë të majme.

Në garë për të janë edhe klube si Real Madridi e Juventusi, mirëpo lojtari është më i interesuar që të rikthehet në vendlindje.

Unitedi po tenton ta bind atë për një marrëveshje të re, andaj nëse nuk ka ndonjë lëvizje, mund të tentojnë ta shesin edhe në janar.

Leave a Reply