29-vjeçarja nga Kosova mund kancerin: Kini durim, sepse çdo gjë kalon me ndihmën e të madhit Zot

0
468

Sot është shënuar Dita Botërore Kundër Kancerit të Gjirit, derisa kësaj beteje të gjatë e të mundimshme ka pasur fatin ta kaloj Fitore Zenelaj, një vajzë nga Kosova, shkruan Gazeta Metro.

Ajo përmes një postimi tregoj se ishte shëruar plotësisht nga kjo sëmundje.

Ajo i fton të gjithë ata që kanë sëmundje të ndryshme që mbështetjen ta gjejnë te Zoti.

“Sot me 25 tetor në ditën botërore të kancerit të gjirit më është konfirmuar shërimi i plotë, pra trupi im nuk ka asnjë qelizë kancerogjene të pranishme. Uroj me zemër që të gjithë të sëmurët të shërohen. Kini durim, sepse çdo gjë kalon me ndihmën e të madhit Zot. Ai na sprovon, na forcon dhe padyshim, na shëron. Mos harroni ta vini vetveten në radhë të parë, është ilaçi kryesor i çdo sëmundjeje”, ka shkruar ajo në Facebook.

Leave a Reply