204 qytetarë gjobiten për mos mbajtjen e maskës në Prizren

0
274
Foto: Ilustrim

Policia Rajonale e Prizrenit në një komunikatë për media ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme në realizim të vendimit të Qeverise për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontroll, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, ka ndërmarrë masa për kontroll duke zbatuar vendimin e Qeverisë te datës 28.08.2021.

Gjatë zbatimit të këtyre masave, njësitë policore janë angazhuar në orar shtesë në
punë, duke monitoruar zbatimin e masave nga qytetarët, sidomos në respektimin e orarit të
kufizimit të qarkullimit të qytetarëve nga ora 22:00-05:00. Veprimtaria e policisë ishte në të
gjitha fushat duke kontrolluar respektimin e orarit së bashku më Inspektor sanitar dhe ata
Komunal, kontrollimin për posedimin e maskave dhe distancës sociale.

Në aktivitetin e punës, zyrtarët policor gjatë 24-orëvë kanë gjetur parregullsi dhe për
këtë janë shqiptuar gjithsej 204 fletëparaqitje për mos respektim të masave për qytetarët të
cilët nuk kanë respektuar kërkesat nga vendimi i Qeverisë. Ndërsa në dy raste janë asistuar
Inspektorët.

Andaj, në zbatim për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontroll, parandalimin dhe
luftimin e pandemisë COVID-19, policia në Prizren do të vazhdojë duke vepruar gjatë gjithë
kohës së bashku me Inspektorët dhe mekanizmat tjerë shtetëror në bazë të vendimit të
Qeverisë dhe ligjit Nr.07/L-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19 në
territorin e Republikës së Kosovës, thuhet në njoftim nga Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun nga Drejtoria Rajonale e Policisë ne Prizren

Leave a Reply