2% më lart se në vitin 2020 këtë vit kalueshmëria e Testit të Maturës në gjimnazin “Gjon Buzuku”

0
439

Sot janë bërë publike rezultatet e provimit të maturës.

Për dallim nga viti i kaluar, këtë vit maturantët e Gjimnazit “Gjon Buzuku” në Prizren kanë arriur rezultat më të mirë.

Lajmin e ka dhënë drejtori i kësaj shkolle, Jeronim Susuri, i cili ka thënë se sivjet kalueshmëria e Testit të Maturës ka shënuar rritje prej 2%.

“Sivjet kalueshmëria e Testit të Maturës në gjimnazin “Gjon Buzuku” rezultoi 95.34%,
2% më lart se në vitin 2020, 4% më lart se në vitin 2019.
Puna e mësimdhënësve dhe angazhimi i nxënësve çdo vit e me tepër na bën të jemi krenar dhe mirënjohes për rezultatin që po e arrijnë.
Urime dhe suksese të gjithë maturantëve!”, ka thënë Susuri./04 Online

Leave a Reply