16-vjeçari nga Peja ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

0
366

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adnan Hyseni, ka kërkuar nga qytetarët ndihmë financiare për shërimin e Diellim Lajqit nga Peja.

Siç njofton Hyseni, 16-vjeçari nga Peja vuan nga shumë sëmundje që nga mosha 2-vjeçare

Ai ka bërë të ditur se Diellim Lajqi duhet të trajtohet në Turqi, por që familjarët e tij nuk kanë mundësi të mbulojnë shpenzimet për trajtim.

“Ta ndihmojmë dhe ta shpëtojmë jetën e 16-vjeçarit nga Peja, Diellim Lajqi, vuan nga shumë sëmundje që nga mosha 2-vjeçare. 38 mijë euro kërkohen për ta dërguar sa më urgjent për në një spital në Turqi”, ka shkruar ai në Facebook.

Të gjithë ata që kanë mundësi ta ndihmojnë Diellim Laqjin, mund ta bëjnë duke kontribuar në llogarinë bankare, e cila është në emër të nënës së tij, Zade Lajqi në TEB BANK – Pejë.

– IBAN: XK05 201500191764669

– SËIFT Code : TEBKXKPR

– SËIFT Code : TEBKXKPR

Leave a Reply